Për Këshillin

Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile është organ këshillëdhënës i Qeverisë për promovimin e bashkëpunimit, dialogut dhe nxitjen e zhvillimit të shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këshilli monitoron dhe analizon politikat publike që ndikojnë në mjedisin në të cilin zhvillohet shoqëria civile; inicon miratimin e rregulloreve të reja ose ndryshime dhe plotësime për përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale për aktivitetet e organizatave; jep mendim për propozime për ligje, strategji, programe dhe akte të tjera ligjore që i referohen ose ndikojnë në zhvillimin dhe funksionimin e shoqërisë civile; zhvillon aktivitete ndërgjegjësuese për të promovuar një kulturë bashkëpunimi dhe partneriteti; merr pjesë në përgatitjen dhe monitoron zbatimin e Strategjisë për bashkëpunimin e Qeverisë me shoqërinë civile dhe të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë, përmes shqyrtimit të raporteve tremujore për ecurinë e zbatimit të Strategjisë; jep mendim në nivel vjetor për zbatimin e Strategjisë për bashkëpunimin e Qeverisë me shoqërinë civile; monitoron dhe analizon përfshirjen e organizatave në procesin e krijimit të politikave publike përmes raporteve të dorëzuara për konsultimet e kryera nga organet e administratës shtetërore dhe jep rekomandime për përmirësimin e saj; bën propozime gjatë planifikimit të fushave dhe prioriteteve specifike për financimin e aktiviteteve të organizatave nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të një analize sektoriale të elaboruar të organeve kompetente të administratës shtetërore; shqyrton raportin vjetor të Qeverisë dhe organeve të administratës shtetërore për programet dhe projektet e financuara të organizatave dhe jep rekomandime; shqyrton propozimet e paraqitura nga organizatat dhe merr qëndrime për çështjet që kanë të bëjnë me një mjedis të favorshëm për organizatat; emëron përfaqësues të shoqërisë civile në trupat këshillues dhe punues; miraton një raport vjetor për punën e tij për vitin paraprak, të cilin e publikon në faqen e Sekretariatit të Përgjithshëm - Njësia organizative për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe ia dërgon Qeverisë dhe publikut për informim. Punën administrative dhe teknike të Këshillit e kryen Departamenti për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë.

Albanian