Mbahet punëtori për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile 2022-2024

Më 17.01.2023, në bashkëpunim me projektin “Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, financuar nga Bashkimi Evropian, u mbajt punëtori për monitorim dhe raportim për zbatimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2022-2024, për anëtarët e Rrjetit të nëpunësve shtetëror për bashkëpunim me shoqërinë civile. Qëllimi i punëtorisë ishte njohja e anëtarëve të Rrjetit me të rejat në procesin e përgatitjes së raportit vjetor për zbatimin e Strategjisë, në përputhje me Udhëzimet për strukturën, përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes, zbatimit, monitorimit, raportimit dhe vlerësimit strategjive sektoriale dhe shumësektoriale, si dhe arritjen e marrëveshjes për të dhënat dhe treguesit që duhet të përfshihen në Raport.

Fjalën e hapjes së punëtorisë e mbajtën Suzana Nikodijeviç-Filipovska nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe Irena Ivanova nga Delegacioni i BE-së në Shkup. Suzana Nikodijeviç-Filipovska theksoi rëndësinë e punëtorisë për përmirësimin e cilësisë së raporteve vjetore për zbatimin e Strategjisë, e cila përveç kuantifikimit të aktiviteteve të realizuara duhet të përmbajë edhe vlerësimin e rezultateve të arritura duke matur treguesit e përcaktuar në planin e veprimit. Procesi i monitorimit të zbatimit të Strategjisë bazohet në disa nivele. Njësia për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm i mbledh informacionet për gjendjen e realizimit të aktiviteteve së bashku me anëtarët e Rrjetit të Nëpunësve Shetëror për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, deri sa Këshilli për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, i cili ka rolin e një organi koordinues sipas kuadrit të ri ligjor për strategjitë sektoriale, shqyrton raportet tremujore dhe jep mendim pas raportit vjetor për zbatimin e Strategjisë, i cili më pas i dërgohet për informim Qeverisë.

Irena Ivanova theksoi se kjo Strategji është e katërta me radhë dhe të gjitha palët e interesuara tashmë kanë fituar përvojë të mjaftueshme, prandaj në këtë moment është më e rëndësishme që të kemi një strukturë të qartë dhe të koordinuar për të monitoruar me sukses dhe objektivitet punën e bërë. Ajo shtoi se do të vazhdojë përkrahja projektuese e këtyre proceseve, me qëllim të funksionimit më të mirë dhe më të pavarur të sistemit të vendosur për monitorimin e Strategjisë. Vëmendje të veçantë i kushtoi rëndësisë së ekzistimit funksional të Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile në procesin e negociatave të anëtarësimit shtetit me Bashkimin Evropian dhe rëndësisë së tejkalimit të sfidave që çuan në bojkotimin e anëtarëve nga organizatat e shoqërisë civile.

Venera Hajrullahu, eksperte nga projekti “Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi se edhe pse sfida është e madhe, fokusi kryesor duhet të jetë gjetja e zgjidhjeve sistematike për zhvillimin e shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen aktive të organizatave të shoqërisë civile në procesin e krijimit të politikave publike.

Zoran Milkov, shef i Njësisë për Strategji, Planifikim dhe Monitorim në Sekretariatin e Përgjithshëm, prezantoi të rejat në kornizën ligjore për strategjitë sektoriale dhe format që duhet të aplikohen në përgatitjen e raportit vjetor për zbatimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim Shoqërisë Civile 2022-2024, sipas Udhëzimeve për strukturën, përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes, zbatimit, monitorimit, raportimit dhe vlerësimit të strategjive sektoriale dhe shumësektoriale.

Në punëtori, anëtarët e Rrjetit të Nëpunësve shtetëror për bashkëpunim me shoqërinë civile, të ndarë në grupe, diskutuan për statusin e zbatimit të aktiviteteve në tre fushat prioritare të Strategjisë, treguesit e ndikimit dhe suksesit, si dhe rreziqet dhe problemet që mund të lindin.deri në përfundimin e zbatimit të aktiviteteve të veçanta, hapat e ardhshëm të planifikuar nga institucionet kompetente dhe afati i zbatimit të tyre.

  

  

Albanian