Thirrje për financimin e projekteve të propozuara për vitin 2022 në kuadër të Iniciativës së Evropës Qendrore

Iniciativa e Evropës Qendrore – IEQ më 11 prill 2022, shpalli thirrjen për Financimin e Propozimeve të Projekteve për vitin 2022 në kuadër të Programit të shkëmbimit të njohurive (know-how). Thirrja është e hapur deri më 13 qershor 2022. Ky program synon të mbështesë transferimin e ekspertizës nga organizatat brenda BE-së në vendet jashtë BE-së në rajonin e IEQ. Duke bashkëfinancuar projekte për ngritjen e kapaciteteve dhe asistencë teknike, Programi ofron grante për institucionet që dëshirojnë të ndajnë përvojën e tyre me partnerët e tyre në vendet anëtare të IEQ-së të cilët nuk janë anëtare të BE-së. Më shumë informacion për mundësitë dhe mënyrat e aplikimit dhe detaje të tjera mund të merrni në linkun e mëposhtëm: https://application.cei.int/application/kep-2022/ 

Albanian