Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon Thirrje publike për masën e praktikës për përfshirjen e përfituesve të ndihmës minimale të garantuar.

A jeni një organizatë qytetare që keni nevojë për fuqi punëtore shtesë? Dëshironi të ndihmoni shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar financiare për t'u bashkuar me tregun e punës dhe për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre për punësim të mëtejshëm nëpërmjet praktikës?

Nëse përgjigja është - PO, masa aktive 5. Praktikë pune (IPA) është e përshtatshme për ju.

Shpallje publike për masën 5. Praktikë pune (IPA) është publikuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit IPA “Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës” i financuar nga Bashkimi Evropian, bazuar në Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021.

Shpallja është i dedikuar për punëdhënësit, gjegjësisht organizatat e shoqërisë civile që dëshirojnë të punësojnë praktikantë, si dhe për personat që janë shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar dhe janë të regjistruar si të papunë në APRMV.

Personit të papunë pjesëmarrës në masë do t'i paguhet kompensim mujor në të holla prej 9.000,00 denarë, përfshirë sigurimin për invaliditet dhe dëmtimin fizik të shkaktuar nga lëndimi në punë dhe sëmundjet profesionale dhe tatimi mbi të ardhurat personale për kohëzgjatjen e trajnimit deri në tre (3) muaj.

Shpallja është e hapur derisa të plotësohet qëllimi i synuar i përdoruesve, gjegjësisht derisa të përdoren fondet IPA të ndara për këtë masë.

Informata më të detajuara mund të gjeni në shpalljen për masën 5. Praktikë pune - IPA në faqen e APRMV  https://av.gov.mk/oglasi-za-aktivni-merki.nspx

Për të gjitha pyetjet shtesë, kontaktoni klubet e punës të 30 Qendrave të Punësimit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Informacione shtesë për punësimin e shfrytëzuesve të ndihmës minimale të garantuar mund të merren nga zyra e IPA-s në adresën ipa@avrm.gov.mk.

Albanian