Thirrja e katërt për financimin e projekt propozimeve përmes Fondit të Ballkanit Perëndimor

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpalli një thirrje të re për financimin e projekteve dhe filloi procesin e aplikimit për subjektet e interesuara. Kjo është thirrja e katërt që nga themelimi i Fondit, por thirrja e parë që ka mbështetjen e Bashkimit Evropian. Kjo thirrje është e hapur deri më 23 dhjetor 2021.

Përfituesit kryesorë janë organizatat e shoqërisë civile, por përfituesit e mundshëm të granteve përfshijnë shoqatat, fondacionet, organizatat jofitimprurëse, rrjetet rajonale, entet publike lokale dhe rajonale ose shoqatat e biznesit.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është një organizatë ndërkombëtare e themeluar nga Ministritë e Punëve të Jashtme të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një mekanizëm bashkëpunimi rajonal. Nëpërmjet mbështetjes së projekteve rajonale, Fondi i Ballkanit Perëndimor kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e bashkëpunimit më të ngushtë në rajon.

Aplikimet mund të dorëzohen përmes sistemit të aplikimit të vendosur në faqen zyrtare të Fondit. Më shumë informacion dhe detaje mund të merrni në lidhjet e mëposhtme:

http://westernbalkansfund.org/2021/11/08/4th-call-for-proposals-is-finally-open/

https://wbfportal.org/Guidelines_for_Applicants.pdf

https://wbfportal.org/applicant/

 

Albanian