Raport për organizatat e regjistruara me kandidatë dhe thirrje publike për votim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për Barazi Gjinore

Bazuar në nenin 7 të Vendimit për themelimin e këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë - njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare publikon Raportin për organizatat e regjistruara me kandidatë pas Thirrjes publike për zgjedhjen e anëtarit të këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile nga radhët e shoqatave dhe fondacioneve në fushën e barazisë gjinore, e publikuar më 10 janar të vitit 2022 dhe një thirrje publike për organizatat që të votojnë vetëm për njërin nga kandidatët. Çdo organizatë aktive e regjistruar në Regjistrin Qendror dhe me fushën e veprimtarisë barazi gjinore, mund të votojë vetëm për një kandidat, përveç kandidatit të organizatës së tyre, duke plotësuar formularin e votimit dhe duke e dorëzuar me postë ose email në adresën nvosorabotka@gs.gov.mk, deri më 15 shkurt të vitit 2022. Krahas formularit të votimit duhet bashkangjitur një kopje e Gjendjes aktuale të lëshuar nga Regjistri Qendror (si konfirmim se fusha e veprimit të organizatës është barazia gjinore).

Извештај со јавен повик за гласање мк

Извештај со јавен повик за гласање ал

Образец за гласање

Albanian