Mirësevini në ueb faqen e Njësisë për Bashkëpunim me OJQ-të

 

Të nderuar vizitorë,

Mirësevini në internet faqen e Njësisë për Bashkëpunim me OJQ-të pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë. Njësia është themeluar si rezultat i përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të institucionalizuar bashkëpunimin, promovuar, mbështetur dhe forcuar marrëdhëniet e partneritetit me sektorin civil.

Njësia është përgjegjëse për monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillimin e sektorit civil, kujdeset për forcimin e bashkëpunimit të Qeverisë me sektorin civil, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile në procesin e hartimit të politikave dhe krijimin e kushteve për qëndrueshmëri financiare të sektorit civil, ofron mbështetje eksperte dhe administrative për punën e Këshillit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Sektorit Civil, Komisionit për ndarjen e fondeve të destinuara për financimin e veprimtarive programore të shoqatave dhe fondacioneve dhe Komisionit për organizatat me status interesi publik.

Në bashkëpunimin me sektorin civil, Njësia respekton parimet e besimit të ndërsjellë, partneritetit, pavarësisë, pluralizmit, pjesëmarrjes, transparencës, përgjegjshmërisë, mundësive të barabarta dhe mosdiskriminimit.

Albanian

Draft Raporti për Zbatimin e Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile 2022-2024, në vitin 2022

Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Planin e Veprimit 2022-2024, është miratuar në seancën e 130-të të Qeverisë, të mbajtur më 28.12.2021.  E njëjta është rezultat i nevojës së njohur për të përmirësuar mekanizmat për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe për të ndërtuar një dialog të vazhdueshëm, transparent dhe plotësisht gjithëpërfshirës në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikave. Masat e marra me këtë strategji në nivel institucional synojnë, ndër të tjera, ruajtjen e vazhdimësisë në punën e një Këshilli të pavarur, përfaqësues, operacional dhe efektiv për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe përmirësimin e praktikave për komunikim dhe bashkëpunim. me organizatat e shoqërisë civile. Strategjia përcakton prioritetet kryesore dhe zhvillon aktivitete që synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor për organizatat e shoqërisë civile; forcimin e kornizës institucionale dhe praktikave të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organeve të administratës shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile; vendosjen e një kuadri tatimor që korrespondon me specifikat e funksionimit të organizatave të shoqërisë civile dhe mundëson zhvillimin e tyre, si dhe përmirësimin e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile.

Albanian

Seanca informuese për projektin "Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor"

 

Në organizim të UNESCO-s, në Kinematekën e Maqedonisë së Veriut më 17 shkurt (e premte) në ora 12:00 do të organizohen seanca informuese për projektin “Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”.

Detajet e aplikimit do ti prezantojnë përfaqësuesit e këtij projekti, i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga UNESCO, Këshilli Britanik dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor.

Bëhet fjalë për dy thirrje të hapura: njëra është për paraqitjen e propozimeve nga organizata dhe institucione, dhe e dyta është për shprehjen e interesimit të individëve të interesuar për të kontribuar në forcimin e sektorit kulturor dhe kreativ dhe harmonizimin e Ballkanit Perëndimor.

Albanian

Mbahet punëtori për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile 2022-2024

Më 17.01.2023, në bashkëpunim me projektin “Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, financuar nga Bashkimi Evropian, u mbajt punëtori për monitorim dhe raportim për zbatimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2022-2024, për anëtarët e Rrjetit të nëpunësve shtetëror për bashkëpunim me shoqërinë civile. Qëllimi i punëtorisë ishte njohja e anëtarëve të Rrjetit me të rejat në procesin e përgatitjes së raportit vjetor për zbatimin e Strategjisë, në përputhje me Udhëzimet për strukturën, përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes, zbatimit, monitorimit, raportimit dhe vlerësimit strategjive sektoriale dhe shumësektoriale, si dhe arritjen e marrëveshjes për të dhënat dhe treguesit që duhet të përfshihen në Raport.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS