Mirësevini në ueb faqen e Njësisë për Bashkëpunim me OJQ-të

 

Të nderuar vizitorë,

Mirësevini në internet faqen e Njësisë për Bashkëpunim me OJQ-të pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë. Njësia është themeluar si rezultat i përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të institucionalizuar bashkëpunimin, promovuar, mbështetur dhe forcuar marrëdhëniet e partneritetit me sektorin civil.

Njësia është përgjegjëse për monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillimin e sektorit civil, kujdeset për forcimin e bashkëpunimit të Qeverisë me sektorin civil, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile në procesin e hartimit të politikave dhe krijimin e kushteve për qëndrueshmëri financiare të sektorit civil, ofron mbështetje eksperte dhe administrative për punën e Këshillit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Sektorit Civil, Komisionit për ndarjen e fondeve të destinuara për financimin e veprimtarive programore të shoqatave dhe fondacioneve dhe Komisionit për organizatat me status interesi publik.

Në bashkëpunimin me sektorin civil, Njësia respekton parimet e besimit të ndërsjellë, partneritetit, pavarësisë, pluralizmit, pjesëmarrjes, transparencës, përgjegjshmërisë, mundësive të barabarta dhe mosdiskriminimit.

Albanian

Thirrje deri te sektori civil për kontribut në përgatitjen e programit vjetor të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024

Sipas nenit 14 të Kodit të Praktikave të Mira për pjesëmarrje të sektorit civil në procesin e krijimit të politikave (“Gazeta Zyrtare e RM-së nr.99/11), Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u bënë thirrje organizatave qytetare të kontribuojnë në mënyrë aktive në përgatitijen e Programit vjetor të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Propozimet për politikat duhet t’i referohen dispozitave konkrete ligjore dhe të jenë në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike dhe qëllimeve prioritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, të cilat mund të shihen këtu.

Propozimet e juaja duhet të shënohen në Formularin që është i dhënë në bashkëngjitje dhe që duhet ta dorëzoni në mënyrë elektronike në adresën nvosorabotka@gs.gov.mk deri më 15.9.2023, me shënim  Iniciativa për PVQRMV 2024.

Formulari i Iniciativës për PVQRMV 2024 

Albanian

Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon Thirrje Publike për masën Subvencionimi i punësimit të personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Jeni një organizatë qytetare që keni nevojë për mbështetje financiare për të punësuarit e rinj? Dëshironi të ndihmoni njerëzit nga kategoritë e cenueshme për t'u bashkuar me tregun e punës? Nëse përgjigja është PO, atëherë masa aktive 2.1 Subvencionimi i punësimit - IPA është një masë e përshtatshme për ju.

  Shpalljen publike për masën 2.1 Subvencionimi i punësimit - IPA e publikon Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit IPA “Aktivizimi i grupeve vulnerabël në tregun e punës” i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe në bazë të Planit operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023.

  Konkursi është i dedikuar për punëdhënësit, gjegjësisht organizatat e shoqërisë civile, të cilët dëshirojnë të punësojnë persona nga kategoritë e cenueshme të qytetarëve, të cilët janë të regjistruar si persona të papunë aplikues aktivë në AVRSM.

Albanian

Sesion informativ online për thirrjen e UNESCO-s, Këshillit Britanik dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor për aplikime në kuadër të projektit "Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor" finansuar nga Bashkimi Evropian

Ministria e Kulturës dhe Komisioni Kombëtar për UNESCO i Republikës së Maqedonisë së Veriut informojnë se më 16 maj 2023 nga ora 11:00 deri në orën 12:30, UNESCO, Këshilli Britanik dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor organizojnë sesion online informues për të gjitha institucionet, organizatat dhe shoqatat e interesuara për të dorëzuar aplikimet në kuadër të projektit “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”.

Linku i regjistrimit, thirrja, kriteret dhe mënyra e aplikimit gjenden në linkun e mëposhtëm:

Culture and Creativity ( CC4WBs) for the Western Balkans online WEBINAR

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS