Thirrje publike për pjesëmarrje në tryeza konsultative për çështje të veçanta që kanë të bëjnë me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet

Projekti Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Projekti) i mbështetur financiarisht nga BE-ja mbështet punën e grupit punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që është duke punuar në zhvillimin e amendamenteve dhe plotësimeve tëLigjit për Shoqatat dhe Fondacionet.

Si pjesë e mbështetjes, Projekti organizon katër (4) tryeza të rrumbullakëta konsultative mbi temat e mëposhtme:

- Njohja ligjore e formave të tjera të shoqërimit;

- Organizatat dhe aktivitetet me interes publik;

- Mbrojtja e karakterit jofitimprurës; dhe

- Një mjedis i favorshëm për organizatat e shoqërisë civile.

Objektivat e tryezave të rrumbullakëta konsultative janë:

- Të identifikojë dhe diskutojë mangësitë në ligjet ekzistuese në katër temat si dhe pasojat e ruajtjes së status quo-së ekzistuese ligjore;

- Të identifikojë dhe diskutojë zgjidhjet e mundshme në nivel ligjesh si dhe politikat për të adresuar problemet kyçe;

Projekti inkurajon dhe fton përfaqësuesit e interesuar të organizatave të shoqërisë civile ose iniciativave civile joformale të regjistrohen dhe të marrin pjesë në tryezat e rrumbullakëta konsultative.

Tryezat e rrumbullakëta konsultative do të organizohen në:

12.12.2022

10:00 – 12:00 Njohja ligjore e formave të tjera të shoqërimit

Ora 14:00 – 16:00 Ambient mundësues për organizatat e shoqërisë civile

13.12.2022

10:00 – 12:00 Organizata dhe aktivitete me interes publik

Ora 14:00 – 16:00 Mbrojtja e karakterit jofitimprurës

Tryezat do të organizohen në format hibrid, pra me prezencë fizike ose online. Kohëzgjatja e parashikuar e çdo ngjarje është dy orë. Do të ketë përkthim simultan në anglisht, maqedonisht dhe shqip. Vendndodhja dhe koha e ngjarjeve do të ndahen më tej, duke përfshirë një lidhje Zoom për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar. Një pjesëmarrës mund të regjistrohet për më shumë se një tryezë të rrumbullakët, duke specifikuar se në cilën seancë regjistrohet.

Pjesëmarrësit e interesuar mund të regjistrojnë pjesëmarrjen e tyre përmes postës elektronike në adresën e mëposhtme cvetkovic@cpmconsulting.eu  jo më vonë se data 9/12/2022

Albanian