U mbajtën takime individuale me anëtarët e Rrjetit të nëpunësve shtetëror për bashkëpunim me shoqërinë civile

Gjatë muajit dhjetor 2022 dhe janar 2023, Njëesia për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare ka organizuar takime individuale me anëtarë të Rrjetit të nëpunësve shtetëror për bashkëpunim me shoqërinë civile nga Ministria e Financave, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme, dhe Ministria për vetëqeverisje lokale. Qëllimi i takimeve ishte informimi për gjendjen e zbatimit të masave nga Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Planin e veprimit (2022-2024), në vitin 2022. Të pranishmit arritën marrëveshje për të dhënat dhe treguesit që duhet të sigurohen për të identifikuar hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për mbajtjen e Punëtorisë për monitorimin dhe raportimin mbi zbatimin e Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile 2022-2024. Njëkohësisht, u diskutua për të rejat në procesin e përgatitjes së raportit vjetor për zbatimin e Strategjisë, në përputhje me Udhëzimet për strukturën, përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes, zbatimit, monitorimit, raportimit dhe vlerësimit të strategjive sektoriale dhe multisekoriale (“Gazeta Zyrtare e RSM” nr. 122/22).

    

 

Albanian