Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon THIRRJE PUBLIKE / NJOFTIM për punëdhënësit për masën 3.1 Trajnim në punë për punëdhënës të njohur

Ju informojmë se organizatat civile kanë të drejtë të marrin pjesë në masën aktive 3.1 Trajnimi në vend pune për një punëdhënës të njohur dhe se nëpërmjet saj ju mund të ndihmoni personat që marrin asistencë minimale të garantuar për punësim. Me punësimin e tyre do të përfshihen në tregun e punës, do të marrin kompensim për kohën e kaluar në trajnim para punësimit dhe punëdhënësi/organizata civile do të marrë kompensimin e duhur financiar për mentorim.

Kushtet që duhet të plotësohen për të marrë pjesë në këtë masë përshkruhen në mënyrë të detajuar në njoftimin (SHPALLJA PUBLIKE PËR MASË AKTIVE: (OP 2021 MASA 3.1 - RIPUBLIKUAR) TRAJNIM NË VEND PUNE PËR NJË PUNËDHËNËS TË NJOHUR) i cili është publikuar në faqen e APRMV https://av.gov.mk/oglasi-za-aktivni-merki.nspx.

Përparësitë që Organizatat Civile kanë në raport me punëdhënësit e tjerë janë si më poshtë:

·        Organizatat civile që do të përfshijnë gra nga bashkësia etnike rome në trajnim mirpo duhet të kenë të paktën një punonjës të përhershëm;

·        Nëse organizatat e shoqërisë civile përfshijnë gra nga komuniteti etnik rom në trajnim, numri i personave të përfshirë në trajnim mund të jetë më i madh se 50% e numrit të përgjithshëm të punonjësve të përhershëm.

Personit të papunë pjesëmarrës në masë do t'i paguhet kompensim monetar mujor prej 9.000,00 denarë, përfshirë sigurimin për paaftësi dhe dëmtimin fizik të shkaktuar nga lëndimi në punë dhe sëmundjet profesionale dhe tatimi në të ardhura personale për kohëzgjatjen e trajnimit deri në tre (3) muaj. . Pas përfundimit të trajnimit, punëdhënësit do t'i paguhet një shumë prej 15.000 denarë për person të trajnuar. Punëdhënësi ka detyrimin të punësojë të paktën 50% të personave të përfshirë në trajnim me kohë të plotë për të paktën 3 muaj.

Shpallja është e hapur derisa të plotësohet qëllimi i synuar i përdoruesve, gjegjësisht derisa të përdoren fondet IPA të ndara për këtë masë.

Për të gjitha pyetjet shtesë, kontaktoni klubet e punës të 30 Qendrave të Punësimit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Informacione shtesë për punësimin e përfituesve të asistencës minimale të garantuar (GMP) mund të merren nga zyra e IPA-s në adresën ipa@avrm.gov.mk.

Albanian