Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon Thirrje/Njoftim publik për subvencionimin e pagave për punësimin e përfituesve të ndihmës minimale të garantuar.
Primary tabs
A jeni një organizatë qytetare që keni nevojë për mbështetje financiare për të punësuarit e rinj? Dëshironi të ndihmoni përfituesit e asistencës minimale të garantuar financiare për t'u bashkuar me tregun e punës?
Nëse përgjigja është - PO, masa aktive 2.1 Subvencionimi i pagave është i përshtatshëm për ju.
Njoftimi publik për masën 2.1 Subvencionimi i pagave është publikuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit IPA “Aktivizimi i grupeve vulnerabël në tregun e punës” i financuar nga Bashkimi Evropian, bazuar në Planin Operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021.
Konkursi u dedikohet punëdhënësve, gjegjësisht organizatave të shoqërisë civile që dëshirojnë të punësojnë përfitues të asistencës minimale të garantuar, të cilët janë të regjistruar si të papunë në AVRSM.
Për punësimin e një personi përfitues të ndihmës minimale të garantuar, punëdhënësi do të përkrahet financiarisht nga AVRSM dhe projekti IPA në vlerë prej 19.000,00 denarë në muaj, për një periudhë prej 12 muajsh për punonjës, përfitues të ndihmës minimale të garantuar. Punëdhënësi ose organizata civile është e detyruar të mbajë personin përfitues të ndihmës minimale të garantuar në punësim për një periudhë totale prej 18 muajsh, për 12 muaj subvencionim.
Organizatat civile kanë lehtësi në përdorimin e kësaj mase. Përveç kritereve të përgjithshme të përzgjedhjes që duhet të plotësojnë, OSHC-të kanë këto lehtësira:
· Organizatat civile që nuk kanë punonjës në momentin e aplikimit kanë të drejtë të marrin pjesë dhe numri maksimal i punësimit të mbështetur në atë rast është një person,
· Personat të cilëve marrëdhënia e punës (për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar) ka përfunduar një vit para punësimit në masë aktive, ata mund të mbështeten me ripunësim tek i njëjti punëdhënës vetëm nëse është një organizatë civile.
Shpallja është e hapur derisa të plotësohet qëllimi i synuar i përdoruesve, gjegjësisht derisa të përdoren fondet IPA të ndara për këtë masë.
Informacion më të detajuar gjendet në shpalljen për masën 2.1. Subvencionimi i pagave në faqen e AVRSM-së
https://av.gov.mk/oglasi-za-aktivni-merki.nspx
Për të gjitha pyetjet shtesë, kontaktoni klubet e punës të 30 Qendrave të Punësimit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Informacione shtesë për punësimin e përfituesve të asistencës minimale të garantuar (GMP) mund të merren nga zyra e IPA-s në adresën ipa@avrm.gov.mk.