Është mbajtur seanca e dytë e Këshillit për Bashkëpunim Qeveri-Shoqëri Civile
Primary tabs
Më 18 nëntor 2021 u mbajt Seanca e dytë e Këshillit për bashkëpunim Qeveri- shoqëri civile. Këshilli përcaktoi mendim pozitiv për Propozim-Strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Planin e Veprimit 2021-2024, duke vlerësuar se prioritetet dhe qëllimet e propozuara janë në përputhje me dokumentet strategjike të Qeverisë dhe ministrive, Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, kushtet dhe nevojat e shoqërisë civile në vend dhe tendencat e reja për mbështetjen e organizatave civile në rajon.
Në këtë seancë, Këshilli i dërgoi kërkesë Qeverisë që të rishqyrtojë planifikimin e mjeteve për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe të mundësojë vazhdimësinë e praktikave të vendosura, d.m.th. deri në përcaktimin e një reforme gjithëpërfshirëse në sistemin e financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile, fondet për këtë qëllim duhet të planifikohen në Nenin 040.01- Qeveria, pika 463- Transferat tek organizatat joqeveritare.
Këshilli shqyrtoi dhe mbështeti mendimin e Platformës së organizatave civile për luftimin e korrupsionit, të Grupit Blueprint të planit për reforma në drejtësi, të platformës për barazi gjinore dhe të organizatës civile Qendra për menaxhimin me ndryshime, që procesi i riorganizimit të administratës shtetërore të jetë transparent dhe i hapur për të gjitha palët e interesuara dhe Raporti për riorganizimin e administratës shtetërore, i përgatitur nga ekspertët në kuadër të projektit IPA "Mbështetje për Riorganizimin e Shtetit" të shpallet publikisht dhe të kryejë konsultime me palët e interesuara dhe shoqërinë civile për riorganizimin e propozuar.
Në këtë seancë Këshilli propozoi M-r. Millosh Andonovski nga Shoqata për afirmimin e artit Fluktus Shkup për përfaqësues të shoqërisë civile në Komisionin sektorial për art.