Punëtori për informim, komunikim dhe konsultim me palët e interesuara të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile
Primary tabs
Në organizimin e projektit "Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut", financuar nga Bashkimi Evropian, më 24 dhe 25 nëntor 2021, u zhvillua Punëtori online për informim, komunikim dhe konsultim me palët e interesuara të Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile. Qëllimi i seminarit ishte arritja e një kuptimi të përbashkët të parakushteve kryesore për komunikim efektiv të brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit, përmirësimi i cilësisë së përgjithshme të planifikimit të aktiviteteve të komunikimit të Këshillit, diskutimi i qasjeve strategjike të komunikimit me palët kryesore të interesit, dakordimi mbi hapat e ardhshëm në zhvillimin e programit vjetor të punës dhe planit vjetor të komunikimit të aktiviteteve të Këshillit.