Është mbajtur takimi i rrjetit të nëpunësve shtetëror për bashkëpunim me shoqërinë civile
Primary tabs
Më 1 mars 2022, njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare organizoi takimin online të rrjetit të nëpunësve shtetërorë për bashkëpunim me shoqërinë civile. Qëllimi i takimit ishte informimi i anëtarëve të rrjetit për strategjinë e miratuar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me planin e veprimit 2022-2024 dhe përcaktimin e planit për monitorimin e zbatimit të strategjisë, përmes raporteve tremujore për informimin e këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe raporteve vjetore për informimin e Qeverisë. Në takim u diskutua për formularit për përgatitjen e raportit tremujor dhe përfaqësuesit e pranishëm të ministrive përkatëse u informuan për aktivitetet e ndërmarra dhe të planifikuara, afati i fundit për zbatimin e të cilave është tremujori i parë i vitit 2022.