Është mbajtur seanca e 6-të (tematike) e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë civile

Më 6 prill 2022 është mbajtur seanca e gjashtë (tematike) e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë civile, kushtuar ofrimit të kujdesit social dhe shëndetësor në nivel nacional dhe lokal nga organizatat e shoqërisë civile. Përveç anëtarëve të Këshillit, në seancë ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile aktive në këtë fushë. Seanca tematike u mbajt me iniciativë të anëtarëve të Këshillit nga radhët e organizatave të shoqërisë civile në fushat: Mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve, mbrojtja e personave të margjinalizuar dhe mbrojtja e shëndetit, bazuar në hartëzimin e kësaj çështjeje në strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Planin e Veprimit 2022-2024 dhe Ligjin e ri për Mbrojtje Sociale. Informacioni për gjendjen në lidhje me ofrimin e mbrojtjes sociale  dhe shëndetësore nga organizatat e shoqërisë civile, të cilin Këshilli ia dorëzoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas seancës, është hyrje në analizën e situatës dhe kapitull fillestar për një zgjidhje sistematike dhe të planifikuar të çështjeve të hapura në këtë fushë.

Albanian