Janë mbajtur punëtori për anëtarët e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

Më 16 dhe 17 maj 2022, në bashkëpunim me projektin “Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, financuar nga Bashkimi Evropian, u mbajtën dy punëtori gjysmëditore të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile me temën “Ndërtimi i qëndrimeve dhe arritja e konsensusit në punën e organeve këshillimore ndërsektoriale”, të destinuara për anëtarët e radhëve të punonjësve në organet e administratës shtetërore dhe për anëtarët e shoqërisë civile.

Igor Vidacak, ekspert i punësuar nga projekti, prezantoi praktikat e mira në funksionimin e organeve këshillimore ndërsektoriale, duke theksuar hapat kyç në proceset e ndërtimit të qëndrimeve të përbashkëta dhe arritjes së konsensusit në vendimmarrje. Ai theksoi rolin e Këshillit si një forum për dialog të strukturuar, një mekanizëm për ndërtimin e besimit të ndërsjellë, një mekanizëm për përfaqësimin e organizatave të shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes së Qeverisë, një organ ekspertësh këshillues dhe një katalizator për bashkëpunim horizontal ndërmjet organizatave nga sektorë të ndryshëm dhe një platformë për përfaqësimin e tyre dhe ndërtimin e koalicionit.

Në punëtoritë u theksua rëndësia e Planit Vjetor të Punës së Këshillit dhe përditësimi i tij në përputhje me dinamikën legjislative të Qeverisë, si dhe identifikimi proaktiv i propozimeve të reja për ligje dhe akte të tjera që do të prekin organizatat e shoqërisë civile dhe shqyrtimin e tyre nga Këshilli me propozimin e anëtarëve të ministrive përkatëse. U hapën edhe pyetjet për autonominë në vendimmarrje, komunikim të brendshëm dhe konsultim të anëtarëve nga radhët e punonjësve të organeve të administratës shtetërore në institucionet që ata përfaqësojnë, si dhe për ekspertizën dhe përvojën individuale të anëtarëve të Këshillit, si dhe rëndësia e rolit të tyre përfaqësues dhe përfaqësimit të interesave të organizatave nga sektorë të ndryshëm.

   

  

Albanian