Është mbajtur mbledhja e grupit të punës për reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile

Më datë 3 Mars 2022, grupi i punës për Reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile zhvilloi mbledhjen e tij të parë, nëpërmjet një seminari gjysmëditor online të organizuar në bashkëpunim me projektin “Mbështetje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Në mbledhje u diskutua për qëllimin dhe komponentët kyç të reformës së kuadrit institucional dhe ligjor për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile, sekuencën e aktiviteteve që çojnë në reformimin e financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile, në përputhje me Strategjinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile me Plan Veprimi për 2022-2024,

funksionin koordinues të Grupit të Punës dhe mekanizmat për sigurimin e koordinimit efektiv të procesit të reformës së sistemit të financimit shtetëror të organizatave civile, si dhe përgatitjen e një plani të detajuar për aktivitetet koordinuese të Grupit të Punës për zbatimin e reformën.

Albanian