Thirrje e përsëritur publike për pjesëmarrjen e dy përfaqësuesve të shoqërisë civile në Grupin e Punës për reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile

Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, në seancën e mbajtur më 15.9.2021, propozoi për përfaqësues të shoqërisë civile në Grupin punues për reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile: Dançe Danilovska–Bajdevska nga Fondacioni Shoqëria e hapur - Maqedoni, Liliana Jonoski nga Shoqata e Koalicionit Rural Kumanovë dhe Aleksandar Krzhalovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Kandidatët e tjerë të regjistruar nuk morën numrin e duhur të votave nga anëtarët e Këshillit, prandaj Këshilli vendosi të rishpall Thirrje Publike për pjesëmarrjen e dy përfaqësuesve të shoqërisë civile në Grupin e Punës për reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile. Aplikacioni me të gjithë dokumentacionin duhet të dorëzohet me e-mail në nvosorabotka@gs.gov.mk me shënimin "Aplikim për financim GP të OSHC-së" jo më vonë se 30 shtator 2021.

Јавен повик

Пријава

 

Albanian