Thirrje publike për pjesëmarrje në tryeza konsultative për çështje të veçanta që kanë të bëjnë me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet

Projekti Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Projekti) i mbështetur financiarisht nga BE-ja mbështet punën e grupit punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që është duke punuar në zhvillimin e amendamenteve dhe plotësimeve tëLigjit për Shoqatat dhe Fondacionet.

Si pjesë e mbështetjes, Projekti organizon katër (4) tryeza të rrumbullakëta konsultative mbi temat e mëposhtme:

- Njohja ligjore e formave të tjera të shoqërimit;

- Organizatat dhe aktivitetet me interes publik;

- Mbrojtja e karakterit jofitimprurës; dhe

- Një mjedis i favorshëm për organizatat e shoqërisë civile.

Albanian

Debat publik për draft versionin e Strategjisë për Reformën në Administratën Publike 2023-2030

 

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe RESPA po organizojnë debat publik për Draft versionin e Strategjisë për Reformën në Administratën Publike 2023-2030.

Seanca dëgjimore do të mbahet më datë 1 dhjetor (e enjte), me fillim nga ora 10:00, në hotelin Holiday Inn.

MIOA fton të gjithë anëtarët e grupeve të punës të përfshirë në përgatitjen e Strategjisë dhe Planit të Veprimit, si dhe të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në diskutimin publik dhe në këtë mënyrë të japin kontributin e tyre.

Link nga dokumenti: https://mioa.gov.mk/?q=mk/node/2103

Albanian

Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive shpalli Thirrje Publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve

 

Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, më 19 tetor 2022, shpalli Thirrje Publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve me dokumentacionin e nevojshëm është më së voni data 17.11.2022. Informata më të hollësishme mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://mpsoz.gov.mk/mk/.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS