Është mbajtur seanca e tretë e Këshillit për Bashkëpunim Qeveri-Shoqëri Civile

Më datë 24.12.2021 u mbajt Seanca e tretë e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile. Në këtë seancë Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Programin e Punës së Këshillit për bashkëpunim Qeveri-shoqëri civile për vitin 2022. Këshilli përcaktoi mendim pozitiv për Propozim-Programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022, të përgatitur nga Njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm dhe rekomandoi që Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive të pasojë praktikën e mirë të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për një proces transparent të ndarjes së mjeteve të dedikuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve. Këshilli konstaton ndërprerjen e pjesëmarrjes në punën e Tatjana Stoimenovska, anëtare e Këshillit nga fusha e Barazisë gjinore, me kërkesë të saj personale. Me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Këshilli propozoi Dimitar Nizamovskin, anëtar të Këshillit nga fusha e arsimit, shkencës dhe mësimit të përjetshëm dhe Daliborka Zlateva, anëtare të Këshillit nga fusha e mbrojtjes së personave të margjinalizuar, për anëtar dhe zëvendës anëtar i Bordit drejtues të projektit "Përmirësimi i cilësisë së arsimit" NEAR/SKP/2021/EA-RP/0053.

 

Albanian

Procesi konsultativ për Propozim-Strategjinë për Romët 2022-2030

Të udhëhequr nga angazhimet që dalin nga deklarata e Poznanit për vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe nga konkluzionet e takimit të ministrave për përfshirjen e romëve në tetor 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut filloi procesin e hartimit të një Strategjie të re Kombëtare për Romët 2022-2030 duke ndjekur udhëzimet e dhëna në Kuadrin Strategjik të BE-së për Romët.

Në këtë drejtim, me qëllim të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë dhe thelbësore të organizatave të shoqërisë civile në hartimin e Strategjisë për Romët, Qeveria hapi një proces të gjerë konsultimi përmes të cilit përfshiu të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile me propozimet e tyre për masat dhe aktivitetet që ata konsiderojnë duhet të jenë pjesë e politikave të qeverisë për integrimin e romëve.

Albanian

Lista e kandidatëve sipas numrit të votave të marra për anëtar të Këshillit për Bashkëpunim Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

Bazuar në nenin 7 të Vendimit për Themelimin e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë – Njësia për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare publikon listën e kandidatëve sipas numrit të votave të marra për Zgjedhja e një anëtari të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile nga radhët e shoqatave dhe fondacioneve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

 

Листа на кандидати според бројот на добиени гласови

Albanian

Konsultimet për përcaktimin e prioriteteve për mbështetjen financiare të organizatave të shoqërisë civile në vitin 2022

 

Njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm organizon proces konsultimi me organizatat e shoqërisë civile për të përcaktuar prioritetet për mbështetje financiare të organizatave të shoqërisë civile nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022. Ftohen organizatat e shoqërisë civile që të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e konsultimit dhe të paraqesin mendimin dhe propozimet e tyre sipas Tabelës me prioritetet dhe aktivitetet e propozuara për mbështetjen financiare të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022, jo më vonë se data 21 dhjetor 2021, në e- adresën postare nvosorabotka@gs.gov.mk me shënimin “Opinion për prioritetet për mbështetjen financiare të OJQ -ve”.

Табела со предлог-приоритети и активности за финансиска поддршка на здруженија и фондации за 2022 г.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS