Ditë informuese për programin e bashkëpunimit territorial Intereg Europe 2021-2027

Sekretariati për Çështje Evropiane shpall ditë informimi për programin e bashkëpunimit territorial Intereg Europe, të cilin e organizon në bashkëpunim me Sekretariatin e Përbashkët të Programit.

Dita e informimit do të mbahet online më 6 dhjetor 2023 nga ora 10:00 deri në orën 11:30.

Intereg Europe është një program për bashkëpunim ndër-rajonal i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Buxheti total i programit prej 379 milionë euro synon të mbështesë një gamë të gjerë përfituesish të mundshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, nëpërmjet financimit të projekteve me interes ndërrajonal dhe shkëmbimit të përvojave përmes Platformës së Mësimit të Politikave.

Programi mbulon temat:

  • Evropa më e zgjuar
  • Një Evropë më e gjelbër
  • Një Evropë e lidhur më mirë
  • Një Evropë më sociale
  • Evropa më afër qytetarëve dhe
  • Qeverisje më e mirë në nivel rajonal

Si përdorues të mundshëm të programit, mund të paraqiten:

Institucionet shtetërore - autoritetet publike kombëtare, rajonale dhe lokale; organe të tjera përkatëse përgjegjëse për zhvillimin dhe/ose zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal; autoritetet përgjegjëse për zhvillimin dhe/ose zbatimin e programeve të investimeve për vende pune dhe rritje
Organizatat relevante për politikat e zhvillimit rajonal - organizatat mbështetëse të biznesit (agjencitë e zhvillimit, agjencitë e inovacionit, odat ekonomike, grupet, etj.); organizatat ekologjike (agjencitë e mjedisit jetësor, agjencitë e energjisë, organizatat joqeveritare, etj.); institucionet arsimore dhe hulumtuese (universitete, qendra hulumtuese, etj.)

Më shumë informacion rreth Programit mund të gjeni në linkun: https://www.interregeurope.eu/

Pjesëmarrja në ditën e informimit mund të paraqitet jo më vonë se data 1 dhjetor 2023 në adresën e radhësNatalija.Filipovska@sep.gov.mk.

Agjenda dhe lidhja për ngjarjen do të ndahen me pjesëmarrësit e regjistruar në kohën e duhur.

Albanian