Thirrje ndaj sektorit civil për kontribut në përgatitjen e Propozimit për Ndryshimet dhe Plotësimet në Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet

Ministria e Drejtësisë njofton organizatat e shoqërisë civile se ka filluar zbatimin e procesit për përgatitjen e Propozimit për ndryshim dhe plotësim në Ligjin për shoqata dhe fondacione.

Për të mundësuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë dhe thelbësore të organizatave të shoqërisë civile në të gjitha fazat e proceseve për përgatitjen e amendamenteve të propozuara, dhe në përputhje me parimet e transparencës, Ministria e Drejtësisë fton organizatat e shoqërisë civile të paraqesin propozimet e tyre për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për shoqata dhe fondacione .

Propozimet duhet të përmbajnë të dhënat e mëposhtme: emrin dhe mbiemrin e autorit të dokumentit ose propozimit, domethënë emrin dhe adresën e organizatës ose institucionit, informacionin e kontaktit dhe një përshkrim të propozimit me një shpjegim të arsyeve për të cilat ndryshon dhe /ose shtohet.

Propozimet mund t'i dorëzoni në Ministrinë e Drejtësisë në adresën bpps@mjustice.gov.mk.

Albanian

Është mbajtur seanca e 6-të (tematike) e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë civile

Më 6 prill 2022 është mbajtur seanca e gjashtë (tematike) e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë civile, kushtuar ofrimit të kujdesit social dhe shëndetësor në nivel nacional dhe lokal nga organizatat e shoqërisë civile. Përveç anëtarëve të Këshillit, në seancë ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile aktive në këtë fushë. Seanca tematike u mbajt me iniciativë të anëtarëve të Këshillit nga radhët e organizatave të shoqërisë civile në fushat: Mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve, mbrojtja e personave të margjinalizuar dhe mbrojtja e shëndetit, bazuar në hartëzimin e kësaj çështjeje në strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Planin e Veprimit 2022-2024 dhe Ligjin e ri për Mbrojtje Sociale. Informacioni për gjendjen në lidhje me ofrimin e mbrojtjes sociale  dhe shëndetësore nga organizatat e shoqërisë civile, të cilin Këshilli ia dorëzoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas seancës, është hyrje në analizën e situatës dhe kapitull fillestar për një zgjidhje sistematike dhe të planifikuar të çështjeve të hapura në këtë fushë.

Albanian

Thirrja e UNESCO-s për grante për studiuesit e rinj në "Rrugën e Mëndafshit"

Komisioni Kombëtar për UNESCO-n e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon për Thirrjen e UNESCO-s për aplikime të studiuesve të rinj si pjesë e programit "Rruga e Mëndafshit", e cila çon në një kuptim më të mirë të historisë së pasur, trashëgimisë dhe frymës së "Rrugës së Mëndafshit". ".

UNESCO, me mbështetjen e Komisionit Kombëtar për UNESCO të Republikës Popullore të Kinës, ka nisur një iniciativë për të dhënë grante për studiuesit e rinj në kuadër të këtij programi në vitin 2021.

Nëpërmjet kësaj nisme, e cila synon të mobilizojë studiuesit e rinj të trashëgimisë së “Rrugës së Mëndafshit”, UNESCO jep 12 grante për të rinjtë nën moshën 35 vjeç. Temat ë kërkimit do të jenë trashëgimia e përbashkët dhe identitetet e ndryshme të "Rrugës së Mëndafshit", si dhe diversiteti dhe potenciali i saj në shoqëritë moderne për kreativitet, dialog ndërkulturor, kohezion social, bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar dhe paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm. 

Albanian

Është mbajtur seanca e 5-të e Këshillit për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

Më 17 mars 2022 është mbajtur seanca e 5-të e Këshillit për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe Shoqërisë Civile. Këshilli shqyrtoi Propozim- programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022 të Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, mbështeti qasjen e hapur të kësaj Ministrie për bashkëpunim dhe përfshirjen e dy anëtarëve të Këshillit në grupin e punës për përgatitjen e Propozim-programit, por vendosi të përcaktojë një mendim pasi Qeveria të marrë qëndrim përfundimtar për propozim- programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022 të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë. Lidhur me këtë çështje, Këshilli vendosi që t'i parashtrojë sërish kërkesë Kryeministrit dhe të bëjë njoftim publik dhe konferencë për shtyp.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS