Thirrje publike për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të shoqërisë civile në Komisionin Sektorial për Art

Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, me kërkesë të Bordit për Kornizën kombëtare të kualifikimeve, publikon Thirrje publike për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të shoqërisë civile në Komisionin sektorial për art. Kandidatët për anëtarësim në Komisionin sektorial për art duhet t'i plotësojnë kushtet e shpallura në thirrjen publike dhe të mbështeten nga organizata të cilat janë regjistruar në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqata dhe Fondacione të paktën tre vjet para publikimit të thirrjes publike, dhe kanë veprimtari të vërtetuara në statut dhe qëllime në fushën e kulturës dhe artit. Aplikacioni me gjithë dokumentet duhet të dorëzohet me e-mail në nvosorabotka@gs.gov.mk me shënimin “Aplikim për Komisionin sektorial për art” jo më vonë se 12 nëntor 2021.

Јавен повик

Пријава

 

Albanian

Thirrje publike për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile në fushën e mbrojtjes së mjedisit

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë shpall thirrje publike për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile nga radhët e shoqatave dhe fondacioneve në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Kërkesa me të gjithë dokumentacionin duhet të dorëzohet me postë, në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sekretariati i Përgjithshëm, Njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare, bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup, me shënimin: “Kërkesa për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit” ose të dorëzohet personalisht në arkivin e Njësisë për bashkëpunim me organizatat joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm. nga ora 8:30 deri në 15:30. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 17 nëntor 2021.

Јавен повик

Пријава

 

Albanian

Konsultimet për Draft Strategjinë e Qeverisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile, me Planin e Veprimit 2021-2024

 

Shoqëria civile është një komponent kyçe e çdo sistemi demokratik dhe vazhdon të njihet si e tillë nga institucionet shtetërore. Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Planin e Veprimit 2021-2024, ka për qëllim përmirësimin e mjedisit në të cilin funksionon dhe zhvillohet shoqëria civile, që kontribuon në forcimin e qeverisjes demokratike dhe vendosjes së dialogut strukturor me shoqërinë civile. Drafti i këtij dokumenti strategjik është rezultat i aktivitetit disa mujor të Grupit Punues të përbërë nga përfaqësues të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, ministrive përkatëse dhe organizatave të shoqërisë civile që kanë dorëzuar propozime në thirrjen e publikuar në www.nvosorabotka.gov.mk. në maj të këtij viti. Ftohen të gjitha Organizatat e interesuara të shoqërisë civile që deri më 10.11.2021 të paraqesin mendim për Draft Strategjinë dhe Planin e Veprimit, me vërejtje dhe sugjerime konkrete, me email në adresën nvosorabotka@gs.gov.mk me shënim “Opinion për Projekt Strategjinë 2021-2024”.

Нацрт-Стратегија

Нацрт-Акциски план

Albanian

Është mbajtur takimi me grupin punues për hartimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile.

Më 7 tetor 2021 u mbajt takimi i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Plan Veprimi 2021-2024. Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i draftit të tretë të Strategjisë, i cili përfshin shumicën e rekomandimeve të projektit "Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut", i prezantuar në punëtori, mbajtur më 14 shtator 2021. Anëtarët e pranishëm të Grupit të Punës shprehën kënaqësinë për tekstin e përditësuar të Strategjisë dhe morën përsipër që nga data 14.10.2021 të paraqesin propozime konkrete për plotësimin e tekstit të Planit të Veprimit, me qëllim të fillimit të konsultimeve më të gjera me organizatat e shoqërisë civile në gjysmën e dytë të tetorit të këtij viti.

 

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS