NJOFTIM PËR DITËN INFORMATIVE TË PROGRAMIT INTEREG IPA ADRION

Duke filluar nga periudha programore për 2021-2027, Republika e Maqedonisë së Veriut pati mundësinë të anëtarësohet në programin INTEREG IPA ADRION.

Qëllimi kryesor i IPA ADRION është t'u përgjigjet sfidave të përbashkëta në rajonin Adriatiko-Jonian, si mbrojtja e diversitetit biologjik, përballja me ndryshimet klimatike dhe transporti i qëndrueshëm. Për të arritur të njëjtën gjë, Programi parashikon prezantimin dhe aplikimin e modeleve dhe mjeteve inovative, të cilat veprojnë si instrument kyç për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, me të cilat rajoni gradualisht do të arrijë një nivel më të lartë të rezistencës ndaj goditjeve të ardhshme ekonomike.

Thirrja e parë për propozime për projekte në kuadër të programit IPA ADRION u hap më 4 prill dhe do të mbyllet më 30 qershor 2023. në orën 13:00.

Albanian

Thirrja e katërmbëdhjetë e UNESCO-s për financimin e projekteve nën Fondin Ndërkombëtar për Diversitetin Kulturor për vitin 2023

Komisioni Kombëtar për UNESCO-n e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton për thirrjen e 14-të të UNESCO-s për dorëzimin e projekteve për financim në kuadër të Fondit Ndërkombëtar për Diversitet Kulturor për vitin 2023.

Theksojmë se projekt propozimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht përmes platformës zyrtare të aplikimit të UNESCO-s, jo më vonë se data 16 maj 2023.

Informacione të hollësishme rreth thirrjes dhe procesit të aplikimit mund të merren në linkun e mëposhtëm: https://en.unesco.org/creativity/ifcd/apply.

Albanian

Në Gostivar, Shkup dhe Shtip janë mbajtur takime konsultative për Projekt raportin për zbatimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2022-2024.

Departamenti për bashkëpunim me organizatat joqeveritare i Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së bashku me Qendrën për Burime Qytetare, në periudhën 14-16 mars në Gostivar, Shkup dhe Shtip, organizuan tri takime konsultative për Draft Raportin për progresin е zbatimit të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2022-2024 dhe arritjen e qëllimeve strategjike dhe operacionale në vitin 2022. Në takimet konsultative më shumë se 70 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile diskutuan për statusin e realizimit të aktiviteteve dhe dhanë propozime për prioritetet në zbatimin e Strategjisë në periudhën e ardhshme.

Albanian

Draft Raporti për Zbatimin e Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile 2022-2024, në vitin 2022

Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Planin e Veprimit 2022-2024, është miratuar në seancën e 130-të të Qeverisë, të mbajtur më 28.12.2021.  E njëjta është rezultat i nevojës së njohur për të përmirësuar mekanizmat për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe për të ndërtuar një dialog të vazhdueshëm, transparent dhe plotësisht gjithëpërfshirës në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikave. Masat e marra me këtë strategji në nivel institucional synojnë, ndër të tjera, ruajtjen e vazhdimësisë në punën e një Këshilli të pavarur, përfaqësues, operacional dhe efektiv për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe përmirësimin e praktikave për komunikim dhe bashkëpunim. me organizatat e shoqërisë civile. Strategjia përcakton prioritetet kryesore dhe zhvillon aktivitete që synojnë përmirësimin e kuadrit ligjor për organizatat e shoqërisë civile; forcimin e kornizës institucionale dhe praktikave të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organeve të administratës shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile; vendosjen e një kuadri tatimor që korrespondon me specifikat e funksionimit të organizatave të shoqërisë civile dhe mundëson zhvillimin e tyre, si dhe përmirësimin e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS