Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile kërkon që Qeveria të rishqyrtojë planifikimin e mjeteve për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022

Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile i ka dërguar kërkesë me shkrim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilën kërkohet nga Qeveria që ta rishqyrtojë dhe ta ndryshojë vendimin për planifikimin e mjeteve për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe në Propozim-buxhetin, në nenin 040.01 - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nënprogrami 10 - Administrata, pika 463 - Transferet tek organizatat joqeveritare, të parashikohen 30.000.000 denarë, të destinuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve.

Albanian

Thirrje publike për organizatat joqeveritare në Republikën e Maqedonisë së Veriut që punojnë në fushën e parandalimit të korrupsionit dhe krimit

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me qëllim të krijimit të masave dhe politikave efikase dhe në interes të hapjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj shoqërisë civile, i veçantë është kontributi i organizatave joqeveritare, të cilat punojnë në fushën e korrupsionit dhe parandalimit të krimit. Për këtë nevojiten propozime dhe ide që do të inkorporohen në Planin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Propozimet e paraqitura duhet të përmbajnë

  • Rekomandime konkrete dhe arsyetim për të njëjtat
  • Aktivitete konkrete për zbatimin e rekomandimeve
  • Institucionet kompetente për zbatimin e aktiviteteve
  • Afati i propozuar për realizimin e aktiviteteve

Propozimet duhet të dorëzohen në e-postën në vijim: infozpvrsmnikolovski@gs.gov.mk më së voni deri më 26.11.2021(e premte) deri në ora 12:00.

Albanian

Thirrja e katërt për financimin e projekt propozimeve përmes Fondit të Ballkanit Perëndimor

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpalli një thirrje të re për financimin e projekteve dhe filloi procesin e aplikimit për subjektet e interesuara. Kjo është thirrja e katërt që nga themelimi i Fondit, por thirrja e parë që ka mbështetjen e Bashkimit Evropian. Kjo thirrje është e hapur deri më 23 dhjetor 2021.

Përfituesit kryesorë janë organizatat e shoqërisë civile, por përfituesit e mundshëm të granteve përfshijnë shoqatat, fondacionet, organizatat jofitimprurëse, rrjetet rajonale, entet publike lokale dhe rajonale ose shoqatat e biznesit.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është një organizatë ndërkombëtare e themeluar nga Ministritë e Punëve të Jashtme të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një mekanizëm bashkëpunimi rajonal. Nëpërmjet mbështetjes së projekteve rajonale, Fondi i Ballkanit Perëndimor kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e bashkëpunimit më të ngushtë në rajon.

Aplikimet mund të dorëzohen përmes sistemit të aplikimit të vendosur në faqen zyrtare të Fondit. Më shumë informacion dhe detaje mund të merrni në lidhjet e mëposhtme:

http://westernbalkansfund.org/2021/11/08/4th-call-for-proposals-is-finally-open/

https://wbfportal.org/Guidelines_for_Applicants.pdf

https://wbfportal.org/applicant/

 

Albanian

Është mbajtur takimi me grupin punues për hartimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile.

Më 12 nëntor 2021 është mbajtur takimi i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile. Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i propozimeve nga organizatat e shoqërisë civile sipas Projektstrategjisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Planin e veprimit 2021-2024 të dorëzuar gjatë procesit të konsultimit i realizuar nga 22.10 deri më 10.11.2021 të vitit përmes www.nvosorabotka.gov.mk dhe www.ener.gov.mk. Propozimet e organizatave të shoqërisë civile së bashku me përgjigjet gjenden në tabelën e mëposhtme.

 

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS