Konsultimet për përcaktimin e prioriteteve për mbështetjen financiare të organizatave të shoqërisë civile në vitin 2022

 

Njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm organizon proces konsultimi me organizatat e shoqërisë civile për të përcaktuar prioritetet për mbështetje financiare të organizatave të shoqërisë civile nga Buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022. Ftohen organizatat e shoqërisë civile që të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e konsultimit dhe të paraqesin mendimin dhe propozimet e tyre sipas Tabelës me prioritetet dhe aktivitetet e propozuara për mbështetjen financiare të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022, jo më vonë se data 21 dhjetor 2021, në e- adresën postare nvosorabotka@gs.gov.mk me shënimin “Opinion për prioritetet për mbështetjen financiare të OJQ -ve”.

Табела со предлог-приоритети и активности за финансиска поддршка на здруженија и фондации за 2022 г.

Albanian

Kodi për organizatat civile

 

Kodi për organizatat e shoqërisë civile është iniciativë e përbashkët e më shumë se 50 organizatave të shoqërisë civile. Qëllimi i Kodit është të forcojë sistemin e vetërregullimit dhe të kontribuojë në një profesionalizëm dhe llogaridhënie më të madhe të organizatave. Kodi është vullnetar dhe çdo organizatë civile që akseson atë merr përsipër përgjegjësinë për respektimin dhe zbatimin e angazhimeve, vlerave dhe standardeve të vendosura në të. Tashmë 51 organizata civile kanë nënshkruar Kodin dhe të gjitha organizatat e interesuara që duan të anëtarësohen do të gjejnë më shumë informacion në linkun e mëposhtëm: https://mcms.mk/mk/kodeks-za-go

Кодекс за граѓански организации

Albanian

Punëtori për informim, komunikim dhe konsultim me palët e interesuara të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

Në organizimin e projektit "Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut", financuar nga Bashkimi Evropian, më 24 dhe 25 nëntor 2021, u zhvillua Punëtori online për informim, komunikim dhe konsultim me palët e interesuara të Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile. Qëllimi i seminarit ishte arritja e një kuptimi të përbashkët të parakushteve kryesore për komunikim efektiv të brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit, përmirësimi i cilësisë së përgjithshme të planifikimit të aktiviteteve të komunikimit të Këshillit, diskutimi i qasjeve strategjike të komunikimit me palët kryesore të interesit, dakordimi mbi hapat e ardhshëm në zhvillimin e programit vjetor të punës dhe planit vjetor të komunikimit të aktiviteteve të Këshillit.

Агенда

Albanian

Raport për organizatat e regjistruara me kandidatë dhe thirrje publike për votim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për fushën e mbrojtjes së mjedisit

 

Bazuar në nenin 7 të Vendimit për Themelimin e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë - Njësia për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare publikon Raportin për organizatat e regjistruara me kandidat dhe pas Thirrjes publike për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile nga radhët e shoqatave dhe fondacioneve për fushën e mbrojtjes së mjedisit, e publikuar më 3.11.2021 dhe thirrje publike për organizatat që të votojnë vetëm për një nga kandidatët. Çdo organizatë aktive e regjistruar në Regjistrin Qendror me fushë veprimtarie Mbrojtjen e Mjedisit, mund të votojë vetëm për një kandidat, përveç kandidatit nga organizata e tij, duke plotësuar formularin e votimit dhe duke e dorëzuar atë me postë ose postë elektronike nvosorabotka@gs.gov.mk, deri më 12.09.2021. Bashkangjitur me formularin e votimit duhet të dërgohet një kopje e statusit aktual të lëshuar nga Regjistri Qendror (si vërtetim se fusha e veprimtarisë së organizatës është Mbrojtja e Mjedisit). Organizatat që kanë realizuar të drejtën e tyre për votë nga data 14 deri më 29.4.2021, 7 deri më 21.6.2021 ose nga data 28.07 deri më 11.08.2021 dhe vota e tyre është marrë në konsideratë dhe është e vlefshme, nuk kanë të drejtë të votojnë sërish.

Извештај со јавен повик за гласање мк

Извештај со јавен повик за гласање ал

Образец за гласање

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS