Udhëzime për mbështetjen e BE-së për shoqërinë civile në rajonin e zgjerimit 2021-2027

 

Janë publikuar Udhëzimet e reja për mbështetjen e BE-së për shoqërinë civile në rajonin e zgjerimit 2021-2027. Këto udhëzime përshkruajnë qellimin e ndihmës së BE-së për shoqërinë civile, ofrojnë një mjet për qeveritë për të përmirësuar bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe ofrojnë tregues për të matur progresin drejt përmbushjes së kushteve për integrimin në BE. Në periudhën 2014-2020, BE-ja ka ofruar rreth 330 milionë euro në mbështetje të shoqërisë civile; Udhëzimet janë një mjet që ndihmon BE-në të vlerësojë ndikimin e kësaj mbështetjeje.

EU Guidelines for Support to Civil Society in the Enlargement region (2021-2027)

Albanian

Shpallje për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizata me status të interesit publik

 

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut hap Shpallje për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizata me status të interesit publik, nga organizata të regjistruara në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione. Kandidatët e propozuar nga organizatat duhet të kenë ekspertizë në sektorin civil dhe njohuri të legjislacionit kombëtar lidhur me cilëndo nga fushat e përcaktuara si aktivitete me interes publik në nenin 74 të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është 22 qershor 2022.

 

Оглас

Albanian

Janë mbajtur punëtori për anëtarët e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

Më 16 dhe 17 maj 2022, në bashkëpunim me projektin “Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, financuar nga Bashkimi Evropian, u mbajtën dy punëtori gjysmëditore të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile me temën “Ndërtimi i qëndrimeve dhe arritja e konsensusit në punën e organeve këshillimore ndërsektoriale”, të destinuara për anëtarët e radhëve të punonjësve në organet e administratës shtetërore dhe për anëtarët e shoqërisë civile.

Igor Vidacak, ekspert i punësuar nga projekti, prezantoi praktikat e mira në funksionimin e organeve këshillimore ndërsektoriale, duke theksuar hapat kyç në proceset e ndërtimit të qëndrimeve të përbashkëta dhe arritjes së konsensusit në vendimmarrje. Ai theksoi rolin e Këshillit si një forum për dialog të strukturuar, një mekanizëm për ndërtimin e besimit të ndërsjellë, një mekanizëm për përfaqësimin e organizatave të shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes së Qeverisë, një organ ekspertësh këshillues dhe një katalizator për bashkëpunim horizontal ndërmjet organizatave nga sektorë të ndryshëm dhe një platformë për përfaqësimin e tyre dhe ndërtimin e koalicionit.

Albanian

Është mbajtur mbledhja e Grupit të Punës për reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave civile

Grupi punues për reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile në bashkëpunim me projektin "Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut", financuar nga Bashkimi Evropian, mbajti takimin ë dytë, në formën e një seminari gjysmëditor.

Në takim u prezentua Raporti për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve nga Qeveria, organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale në vitin 2021, i përgatitur nga Njësia për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm, dhe u prezantua analiza e rezultateve kryesore nga pyetësorët e reformës mbi sistemin e financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile, përgatitur nga Igor Vidacak, ekspert i punësuar nga projekti.

Anëtarët e grupit punues diskutuan opsionet e mundshme për krijimin e një Fondi për mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë civile dhe bashkëfinancimin e projekteve të BE-së dhe nevojën e mbajtjes së një takimi të përbashkët me Grupin e Punës për përgatitjen e ndryshimit të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS