Thirrje për financimin e projekteve të propozuara për vitin 2022 në kuadër të Iniciativës së Evropës Qendrore

Iniciativa e Evropës Qendrore – IEQ më 11 prill 2022, shpalli thirrjen për Financimin e Propozimeve të Projekteve për vitin 2022 në kuadër të Programit të shkëmbimit të njohurive (know-how). Thirrja është e hapur deri më 13 qershor 2022. Ky program synon të mbështesë transferimin e ekspertizës nga organizatat brenda BE-së në vendet jashtë BE-së në rajonin e IEQ. Duke bashkëfinancuar projekte për ngritjen e kapaciteteve dhe asistencë teknike, Programi ofron grante për institucionet që dëshirojnë të ndajnë përvojën e tyre me partnerët e tyre në vendet anëtare të IEQ-së të cilët nuk janë anëtare të BE-së. Më shumë informacion për mundësitë dhe mënyrat e aplikimit dhe detaje të tjera mund të merrni në linkun e mëposhtëm: https://application.cei.int/application/kep-2022/ 

Albanian

Thirrje për palët e interesuara që të kontribuojnë në përgatitjen e Propozimit për Ndryshimet dhe Plotësimet në Ligjin për Donacionet dhe Sponsorizimin në Veprimtaritë Publike

Ministria e Drejtësisë ka filluar zbatimin e procesit për përgatitjen e Propozimit për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Donacione dhe Sponsorizime në Veprimtaritë Publike.

Për të mundësuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë dhe thelbësore në të gjitha fazat e proceseve për përgatitjen e amendamenteve të propozuara, dhe në përputhje me parimet e transparencës dhe hapjes, Ministria e Drejtësisë fton palët e interesuara të paraqesin propozimet e tyre për ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Donacionet dhe Sponsorizimet në Veprimtaritë Publike.

Propozimet duhet të përmbajnë të dhënat e mëposhtme: emrin dhe mbiemrin e autorit të dokumentit ose propozimit, d.m.th. emrin dhe adresën e organizatës ose institucionit, informacionin e kontaktit dhe një përshkrim të propozimit me një shpjegim të arsyeve për të cilat një ndryshim propozohet dhe/ose shtohet paraqitja e tyre në Ministrinë e Drejtësisë në  bpps@mjustice.gov.mk.

Albanian

Thirrje për pjesëmarrje në grupet tematike të punës për përgatitjen e Strategjisë së re RJA (2023-2030)

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës u bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në grupet tematike të punës për përgatitjen e Strategjisë së re për RJA (2023-2030). Thirrja publikohet në https://mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/rja/povik.pdf

Albanian

Thirrje ndaj sektorit civil për kontribut në përgatitjen e Propozimit për Ndryshimet dhe Plotësimet në Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet

Ministria e Drejtësisë njofton organizatat e shoqërisë civile se ka filluar zbatimin e procesit për përgatitjen e Propozimit për ndryshim dhe plotësim në Ligjin për shoqata dhe fondacione.

Për të mundësuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë dhe thelbësore të organizatave të shoqërisë civile në të gjitha fazat e proceseve për përgatitjen e amendamenteve të propozuara, dhe në përputhje me parimet e transparencës, Ministria e Drejtësisë fton organizatat e shoqërisë civile të paraqesin propozimet e tyre për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për shoqata dhe fondacione .

Propozimet duhet të përmbajnë të dhënat e mëposhtme: emrin dhe mbiemrin e autorit të dokumentit ose propozimit, domethënë emrin dhe adresën e organizatës ose institucionit, informacionin e kontaktit dhe një përshkrim të propozimit me një shpjegim të arsyeve për të cilat ndryshon dhe /ose shtohet.

Propozimet mund t'i dorëzoni në Ministrinë e Drejtësisë në adresën bpps@mjustice.gov.mk.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS