Është mbajtur mbledhja e grupit të punës për reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile

Më datë 3 Mars 2022, grupi i punës për Reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile zhvilloi mbledhjen e tij të parë, nëpërmjet një seminari gjysmëditor online të organizuar në bashkëpunim me projektin “Mbështetje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Në mbledhje u diskutua për qëllimin dhe komponentët kyç të reformës së kuadrit institucional dhe ligjor për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile, sekuencën e aktiviteteve që çojnë në reformimin e financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile, në përputhje me Strategjinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile me Plan Veprimi për 2022-2024,

Albanian

Është mbajtur takimi i rrjetit të nëpunësve shtetëror për bashkëpunim me shoqërinë civile

Më 1 mars 2022, njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare organizoi takimin online të rrjetit të nëpunësve shtetërorë për bashkëpunim me shoqërinë civile. Qëllimi i takimit ishte informimi i anëtarëve të rrjetit për strategjinë e miratuar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me planin e veprimit 2022-2024 dhe përcaktimin e planit për monitorimin e zbatimit të strategjisë, përmes raporteve tremujore për informimin e këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe raporteve vjetore për informimin e Qeverisë. Në takim u diskutua për formularit për përgatitjen e raportit tremujor dhe përfaqësuesit e pranishëm të ministrive përkatëse u informuan për aktivitetet e ndërmarra dhe të planifikuara, afati i fundit për zbatimin e të cilave është tremujori i parë i vitit 2022.

Albanian

Thirrje për projekte përmes Programit Transnacional Intereg Euro-MED

Sekretariati për Çështje Evropiane shpall hapjen e thirrjes së parë për projekt propozime në kuadër të programit transnacional Intereg Euro-MED. Kjo thirrje për projekt propozime synon prioritetin 3 të Programit, “Qeverisja në Mesdhe”, objektivi specifik “Aktivitete të tjera për të mbështetur qeverisjen e përmirësuar nëpërmjet bashkëpunimit”.

Thirrja do të jetë e hapur nga data 24 shkurt deri më 24 maj 2022 dhe do të mbështesë 2 lloje projektesh: projekte tematike për komunitet dhe projekte për dialog institucional.

Albanian

Lista e kandidatëve sipas numrit të votave të marra për anëtar të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

Bazuar në nenin 7 të Vendimit për Themelimin e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë – Njësia për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare publikon listën e kandidatëve sipas numrit të votave të marra për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile nga radhët e shoqatave dhe fondacioneve në fushën e barazisë gjinore.

 

Листа на кандидати според бројот на добиени гласови

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS