Është mbajtur seanca e katërt e Këshillit për Bashkëpunim Qeveri-Shoqëri Civile

Më 10 shkurt 2022 u mbajt Seanca e Katërt e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile. Në këtë seancë Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Raportin për punën e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile për vitin 2021.

Albanian

Raport për organizatat e regjistruara me kandidatë dhe thirrje publike për votim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për Barazi Gjinore

Bazuar në nenin 7 të Vendimit për themelimin e këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë - njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare publikon Raportin për organizatat e regjistruara me kandidatë pas Thirrjes publike për zgjedhjen e anëtarit të këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile nga radhët e shoqatave dhe fondacioneve në fushën e barazisë gjinore, e publikuar më 10 janar të vitit 2022 dhe një thirrje publike për organizatat që të votojnë vetëm për njërin nga kandidatët. Çdo organizatë aktive e regjistruar në Regjistrin Qendror dhe me fushën e veprimtarisë barazi gjinore, mund të votojë vetëm për një kandidat, përveç kandidatit të organizatës së tyre, duke plotësuar formularin e votimit dhe duke e dorëzuar me postë ose email në adresën nvosorabotka@gs.gov.mk, deri më 15 shkurt të vitit 2022. Krahas formularit të votimit duhet bashkangjitur një kopje e Gjendjes aktuale të lëshuar nga Regjistri Qendror (si konfirmim se fusha e veprimit të organizatës është barazia gjinore).

Извештај со јавен повик за гласање мк

Извештај со јавен повик за гласање ал

Образец за гласање

Albanian

Thirrje publike për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile në fushën e barazisë gjinore

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë shpall Thirrje Publike për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile nga radhët e shoqatave dhe fondacioneve në fushën e Barazisë gjinore. Aplikacioni me gjithë dokumentacionin duhet të dorëzohet me postë, në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sekretariati i Përgjithshëm, njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare, bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup, me shënimin: “Fletëparaqitje për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit” ose të dorëzohet personalisht në arkivin e njësisë për bashkëpunim me organizatat joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm, nga ora 8:30 deri në 15:30. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 24 janar 2022.

Јавен повик

Пријава

 

Albanian

U miratua strategjia e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim me sektorin civil për periudhën 2022-2024

Në seancën e 130-të, të mbajtur më 28.12.2021, Qeveria miratoi Strategjinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Plan Veprimi 2022-2024. Strategjia është rezultat i nevojës së njohur për avansimin  e mekanizmave për bashkëpunim me shoqërinë civile,  dhe masat e marra me këtë strategji në nivel institucional synojnë, ndër të tjera, ruajtjen e vazhdueshme të punës një organizate të pavarur, përfaqësuese, operative dhe efektve të Këshillit për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe për përmirësimin e praktikave të komunikimit dhe bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile. Për të përmirësuar mjedisin në të cilin punon dhe zhvillohet shoqëria civile, Këshilli do të vazhdojë të jetë shtytësi i reformës së sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile, krijimit të një dialogu strukturor me shoqërinë civile dhe krijimit të një modeli për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në strukturën e ardhshme negociuese të BE-së në terren. Si pjesë e prioriteteve në Strategji janë përcaktuar, përmirësimi i kuadrit ligjor për organizatat e shoqërisë civile; forcimi i kornizës institucionale dhe praktikave të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organeve të administratës shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile, vendosja e kornizës tatimore që i përgjigjet specifikave të punës së organizatave të shoqërisë civile dhe mundëson zhvillimin e tyre, si dhe avancimi i sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile.

Стратегијата на Владата на Република Северна Македонија за соработка со и развој на граѓанското општество 2022-2024

Акциски план за спроведување на Стратегијата 2022-2024

 

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS