Debat publik për draft versionin e Strategjisë për Reformën në Administratën Publike 2023-2030

 

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe RESPA po organizojnë debat publik për Draft versionin e Strategjisë për Reformën në Administratën Publike 2023-2030.

Seanca dëgjimore do të mbahet më datë 1 dhjetor (e enjte), me fillim nga ora 10:00, në hotelin Holiday Inn.

MIOA fton të gjithë anëtarët e grupeve të punës të përfshirë në përgatitjen e Strategjisë dhe Planit të Veprimit, si dhe të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në diskutimin publik dhe në këtë mënyrë të japin kontributin e tyre.

Link nga dokumenti: https://mioa.gov.mk/?q=mk/node/2103

Albanian

Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive shpalli Thirrje Publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve

 

Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, më 19 tetor 2022, shpalli Thirrje Publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve me dokumentacionin e nevojshëm është më së voni data 17.11.2022. Informata më të hollësishme mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://mpsoz.gov.mk/mk/.

Albanian

THIRRJE DERI TE SEKTORI CIVIL PËR KONTRIBUT NË PËRGATITJEN E PROGRAMIT VJETOR TË PUNËS SË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT PËR VITIN 2023

 

Sipas nenit 14 të Kodit të Praktikave të Mira për pjesëmarrje të sektorit civil në procesin e krijimit të politikave (“ Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 99/11), Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u bënë thirrje organizatave qytetare të kontribuojnë në mënyrë aktive në përgatitijen e Programit vjetor të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Propozimet për politikat duhet t’i referohen dispozitave konkrete ligjore dhe të jenë në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike dhe qëllimeve prioritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, të cilat mund të shihen këtu

Propozimet e juaja duhet të shënohen në Formularin që është i dhënë në bashkëngjitje dhe që duhet ta dorëzoni në mënyrë elektronike në adresën nvosorabotka@gs.gov.mk deri më 15.9.2022, me shënim  Iniciativa për PVQRMV 2023.

Formulari i Iniciativës për  PVQRMV 2023.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS