Është shtyrë afati për paraqitje në shpalljen për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizata me status të interesit publik

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e zgjat afatin për paraqitje shpalljen për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizata me status të interesit publik, nga organizata të regjistruara në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione. Kandidatët e propozuar nga organizatat duhet të kenë ekspertizë në sektorin civil dhe njohuri të legjislacionit kombëtar lidhur me cilëndo nga fushat e përcaktuara si aktivitete me interes publik në nenin 74 të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet. Afati i fundit për aplikimin e kandidatëve është 20 korrik 2022.

 

Оглас

Albanian

Hapet thirrja e dytë për projekt propozime në kuadër të programit INTEREG Euro-MED

Sekretariati për Çështje Evropiane bën të ditur se nga data 27 qershor 2022 është hapur thirrja e dytë për projekt propozime në kuadër të programit Intereg Euro-MED.

Thirrja është tematike, pra është e hapur për projekte që do të kontribuonin për një “zonë mesdhetare më të zgjuar dhe më të gjelbër” përmes zbatimit të aktiviteteve brenda akseve specifike të mëposhtme, nga dy prioritetet e mëposhtme:

Prioriteti 1. Një zonë mesdhetare më e zgjuar

1.1. Zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve kërkimore-zhvilluese dhe adoptimi i teknologjive të avancuara 

Prioriteti 2. Një zonë mesdhetare më e gjelbër

2.6 Promovimi i kalimit në një ekonomi rrethore dhe të qëndrueshme

2.4 Promovimi i përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes dhe elasticitetit ndaj rreziqeve nga fatkeqësitë, duke marrë parasysh qasjet e bazuara në ekosistemin

2.7 Promovimi i mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës, biodiversitetit dhe infrastrukturës së gjelbër, përfshirë në zonat urbane, si dhe reduktimin e të gjitha formave të ndotjes

E gjithë procedura e aplikimit është elektronike dhe thirrja do të jetë e hapur deri më 27 tetor 2022 (13:00 me orën e Brukselit).

Thirrja publikohet në linkun e mëposhtëm, ku mund të gjeni të gjitha informacionet e detajuara për programin, thirrjen, mënyrën e aplikimit, si dhe ngjarjet e ardhshme lidhur me të:

https://interreg-euro-med.eu/en/call-2-thematic-projects/

Albanian

Është shtyrë afati për regjistrimin e shpalljes për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizata me status të interesit publik

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e zgjat afatin për paraqitjen në Shpalljen për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizata me status të interesit publik, nga organizata të regjistruara në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione. Kandidatët e propozuar nga organizatat duhet të kenë ekspertizë në sektorin civil dhe njohuri të legjislacionit kombëtar lidhur me cilëndo nga fushat e përcaktuara si aktivitete me interes publik në nenin 74 të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet. Afati i fundit për aplikimin e kandidatëve është 5 korrik 2022.

Оглас 

<--break-><--break-><--break->

Albanian

Udhëzime për mbështetjen e BE-së për shoqërinë civile në rajonin e zgjerimit 2021-2027

 

Janë publikuar Udhëzimet e reja për mbështetjen e BE-së për shoqërinë civile në rajonin e zgjerimit 2021-2027. Këto udhëzime përshkruajnë qellimin e ndihmës së BE-së për shoqërinë civile, ofrojnë një mjet për qeveritë për të përmirësuar bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe ofrojnë tregues për të matur progresin drejt përmbushjes së kushteve për integrimin në BE. Në periudhën 2014-2020, BE-ja ka ofruar rreth 330 milionë euro në mbështetje të shoqërisë civile; Udhëzimet janë një mjet që ndihmon BE-në të vlerësojë ndikimin e kësaj mbështetjeje.

EU Guidelines for Support to Civil Society in the Enlargement region (2021-2027)

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS