Shpallje për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizata me status të interesit publik

 

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut hap Shpallje për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizata me status të interesit publik, nga organizata të regjistruara në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione. Kandidatët e propozuar nga organizatat duhet të kenë ekspertizë në sektorin civil dhe njohuri të legjislacionit kombëtar lidhur me cilëndo nga fushat e përcaktuara si aktivitete me interes publik në nenin 74 të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është 22 qershor 2022.

 

Оглас

Albanian

Janë mbajtur punëtori për anëtarët e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

Më 16 dhe 17 maj 2022, në bashkëpunim me projektin “Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, financuar nga Bashkimi Evropian, u mbajtën dy punëtori gjysmëditore të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile me temën “Ndërtimi i qëndrimeve dhe arritja e konsensusit në punën e organeve këshillimore ndërsektoriale”, të destinuara për anëtarët e radhëve të punonjësve në organet e administratës shtetërore dhe për anëtarët e shoqërisë civile.

Igor Vidacak, ekspert i punësuar nga projekti, prezantoi praktikat e mira në funksionimin e organeve këshillimore ndërsektoriale, duke theksuar hapat kyç në proceset e ndërtimit të qëndrimeve të përbashkëta dhe arritjes së konsensusit në vendimmarrje. Ai theksoi rolin e Këshillit si një forum për dialog të strukturuar, një mekanizëm për ndërtimin e besimit të ndërsjellë, një mekanizëm për përfaqësimin e organizatave të shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes së Qeverisë, një organ ekspertësh këshillues dhe një katalizator për bashkëpunim horizontal ndërmjet organizatave nga sektorë të ndryshëm dhe një platformë për përfaqësimin e tyre dhe ndërtimin e koalicionit.

Albanian

Është mbajtur mbledhja e Grupit të Punës për reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave civile

Grupi punues për reformën e sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile në bashkëpunim me projektin "Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut", financuar nga Bashkimi Evropian, mbajti takimin ë dytë, në formën e një seminari gjysmëditor.

Në takim u prezentua Raporti për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve nga Qeveria, organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale në vitin 2021, i përgatitur nga Njësia për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm, dhe u prezantua analiza e rezultateve kryesore nga pyetësorët e reformës mbi sistemin e financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile, përgatitur nga Igor Vidacak, ekspert i punësuar nga projekti.

Anëtarët e grupit punues diskutuan opsionet e mundshme për krijimin e një Fondi për mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë civile dhe bashkëfinancimin e projekteve të BE-së dhe nevojën e mbajtjes së një takimi të përbashkët me Grupin e Punës për përgatitjen e ndryshimit të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet.

Albanian

Thirrja e trembëdhjetë e UNESCO-s për financimin e projekteve në kuadër të Fondit Ndërkombëtar për shumëllojshmërinë kulturore për vitin 2022

Komisioni Kombëtar për UNESCO-n e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon për thirrjen e 13-të të UNESCO-s për financimin e projekteve në kuadër të Fondit Ndërkombëtar për shumëllojshmërinë kulturore për vitin 2022.

Theksojmë se projekt propozimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht përmes platformës zyrtare të aplikimit të UNESCO-s, jo më vonë se data 15 qershor 2022.

 

Informacione të hollësishme rreth thirrjes dhe procesit të aplikimit mund të merren në lidhjen e mëposhtme:

 https://en.unesco.org/creativity/ifcd/apply

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS