Dialog mes Qeverisë dhe Sektorit Civil me temën “Sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit”
Primary tabs
Më datë 25.09.2024, në ambientet e Qeverisë, u zhvillua e para nga takimet e para me sektorin civil “Dialog mes Qeverisë dhe Sektorit Civil”, me temë “Sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit” , organizuar në bashkëpunim me Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI). Qëllimi kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet, eliminimi i korrupsionit dhe sigurimi i sundimit të ligjit. Në takim, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë e vendosur dhe se pa fitore në këtë luftë nuk mund të kemi një vend të zhvilluar, kushte më të mira dhe standard më të mirë të qytetarëve. Përmes takimit u hap një dialog dhe komunikim i drejtpërdrejtë me organizatat e shoqërisë civile, të cilat kanë ekspertizë dhe po punojnë në propozimin e zgjidhjeve dhe mekanizmave për funksionimin më të mirë të institucioneve dhe qeverisjen e mirë.