Proces konsultativ për hartimin e Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2025-2028

Prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 2024-2028 është përkrahja e një sektori civil gjithëpërfshirës, ​​të pavarur dhe profesional, i cili është partner i institucioneve në krijimin dhe realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit. Strategjia e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile është një dokument kyç që përmban angazhimet e Qeverisë dhe organeve të administratës shtetërore për promovimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile dhe masat për të siguruar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile. Me qëllim të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë dhe thelbësor të organizatave të shoqërisë civile në përgatitjen e Strategjisë së re të Qeverisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile 2025-2028, Departamenti për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare hap një proces të gjerë konsultimi përmes të cilit ftojmë të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile që të përfshihen aktivisht me propozimet e tyre për masat dhe aktivitetet që ata konsiderojnë se duhet të jenë pjesë e politikave të Qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile në periudhën e ardhshme katërvjeçare, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2024-2044. .

Propozimet mund t'i referohen vazhdimit të zbatimit të masave dhe aktiviteteve të përfshira në Planin e Veprimit 2022-2024 që ende nuk janë zbatuar, janë zbatuar pjesërisht ose që duhet të zbatohen vazhdimisht në periudhën 2025-2028 ose të paraqesin iniciativë për të përfshirë masa dhe aktivitete të reja, sipas fushave prioritare:

  • Kuadri normativ, institucional dhe financiar për zhvillimin e shoqërisë civile
  • Demokratizimi, pjesëmarrja aktive e sektorit civil në proceset sociale, në krijimin dhe monitorimin e politikave, me fokus të veçantë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
  • Sektori civil si palë e interesuar në zhvillimin social-ekonomik

Organizatat civile që do të dorëzojnë propozime mund të marrin pjesë me përfaqësuesin e tyre në grupin punues për hartimin e Propozim-Strategjisë. Formularin e plotësuar, me propozim masash dhe aktivitetesh dhe përfaqësues për pjesëmarrje në grupin e punës, të nënshkruar nga përfaqësuesi i organizatës dhe të vërtetuar me vulë, e presim më së voni deri më 30 nëntor 2024, në mënyrë elektronike në adresën: nvosorabotka@gs.gov.mk, me shënimin: “Propozimi për Strategjinë 2025-2028”.

Formulari i aplikimit për propozim masash dhe aktivitetesh

Образец за пријава на предлог мерки и активности

Albanian