Konferenca vjetore e organizatave të shoqërisë civile për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile
Primary tabs
Më 15 nëntor 2024, u mbajt Forumi Nacional i Civica Mobilitas, i organizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si Konferenca vjetore e organizatave të shoqërisë civile për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile. Në forum morën pjesë më shumë se 200 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H.E.Veronique Ullman mbajti një fjalë përshëndetëse, ndërsa folësit kryesorë ishin: Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë, Aleksandar Krzhalovski, udhëheqës i ekipit të Civica Mobilitas dhe Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë. Kryeministri konfirmoi hapjen e Qeverisë për të punuar së bashku me sektorin civil dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për problemet reale. Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë theksoi se Qeveria do të mbështesë një sektor të pavarur dhe profesional të shoqërisë civile si partner në krijimin e politikave dhe do të zbatojë reforma për të forcuar mbështetjen financiare të organizatave të shoqërisë civile përmes një fondi garancie për të mbështetur organizatat fituese të projekteve nga fondet evropiane dhe të tjera. Në sesionin e tretë tematik, organizatat e shoqërisë civile diskutojnë hapur me ministrat për çështjet dhe sfidat aktuale në fushën e arsimit, mjedisit, vetëqeverisjes lokale, turizmit të qëndrueshëm me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile dhe dixhitalizimit për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.