U miratua strategjia e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim me sektorin civil për periudhën 2022-2024
Primary tabs
Në seancën e 130-të, të mbajtur më 28.12.2021, Qeveria miratoi Strategjinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Plan Veprimi 2022-2024. Strategjia është rezultat i nevojës së njohur për avansimin e mekanizmave për bashkëpunim me shoqërinë civile, dhe masat e marra me këtë strategji në nivel institucional synojnë, ndër të tjera, në ruajtjen e vazhdueshme të punës së një organizate të pavarur, përfaqësuese, operative dhe efektve të Këshillit për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe për përmirësimin e praktikave të komunikimit dhe bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile. Për të përmirësuar mjedisin në të cilin punon dhe zhvillohet shoqëria civile, Këshilli do të vazhdojë të jetë shtytësi i reformës së sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile, krijimit të një dialogu strukturor me shoqërinë civile dhe krijimit të një modeli për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në strukturën e ardhshme negociuese të BE-së në terren. Si pjesë e prioriteteve në Strategji janë përcaktuar, përmirësimi i kuadrit ligjor për organizatat e shoqërisë civile; forcimi i kornizës institucionale dhe praktikave të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organeve të administratës shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile, vendosja e kornizës tatimore që i përgjigjet specifikave të punës së organizatave të shoqërisë civile dhe mundëson zhvillimin e tyre, si dhe avancimi i sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile.
Акциски план за спроведување на Стратегијата 2022-2024