Ripublikohet Shpallja për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizatat me status të interesit publik

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e zgjat afatin për raportimin e Njoftimit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për organizata me status të interesit publik, nga organizata të regjistruara në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione. Kandidatët e propozuar nga organizatat duhet të kenë ekspertizë në sektorin civil dhe njohuri të legjislacionit kombëtar lidhur me cilëndo nga fushat e përcaktuara si aktivitete me interes publik në nenin 74 të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është 20 shtator 2022.

 

Albanian