Hapet thirrja e dytë për projekt propozime në kuadër të programit INTEREG Euro-MED

Sekretariati për Çështje Evropiane bën të ditur se nga data 27 qershor 2022 është hapur thirrja e dytë për projekt propozime në kuadër të programit Intereg Euro-MED.

Thirrja është tematike, pra është e hapur për projekte që do të kontribuonin për një “zonë mesdhetare më të zgjuar dhe më të gjelbër” përmes zbatimit të aktiviteteve brenda akseve specifike të mëposhtme, nga dy prioritetet e mëposhtme:

Prioriteti 1. Një zonë mesdhetare më e zgjuar

1.1. Zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve kërkimore-zhvilluese dhe adoptimi i teknologjive të avancuara 

Prioriteti 2. Një zonë mesdhetare më e gjelbër

2.6 Promovimi i kalimit në një ekonomi rrethore dhe të qëndrueshme

2.4 Promovimi i përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes dhe elasticitetit ndaj rreziqeve nga fatkeqësitë, duke marrë parasysh qasjet e bazuara në ekosistemin

2.7 Promovimi i mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës, biodiversitetit dhe infrastrukturës së gjelbër, përfshirë në zonat urbane, si dhe reduktimin e të gjitha formave të ndotjes

E gjithë procedura e aplikimit është elektronike dhe thirrja do të jetë e hapur deri më 27 tetor 2022 (13:00 me orën e Brukselit).

Thirrja publikohet në linkun e mëposhtëm, ku mund të gjeni të gjitha informacionet e detajuara për programin, thirrjen, mënyrën e aplikimit, si dhe ngjarjet e ardhshme lidhur me të:

https://interreg-euro-med.eu/en/call-2-thematic-projects/

Me qëllim shkëmbimin e informacionit, rrjetëzimin, gjetjen e partnerëve dhe krijimin e partneriteteve, ne i drejtojmë subjektet e interesuara të krijojnë profilin e tyre në forumin e programit sa më shpejt të jetë e mundur. E njëjta gjë mund të bëhet në lidhjen e mëposhtme:

https://interreg-euro-med.eu/en/get-involved/

Personat e kontaktit për programin:

Zuica Zmejkovska

Zuica.zmejkovska@sep.gov.mk

Sofçe Krstiq

Sofce.Zafirovska@sep.gov.mk

Albanian