Procesi konsultativ për Propozim-Strategjinë për Romët 2022-2030

Të udhëhequr nga angazhimet që dalin nga deklarata e Poznanit për vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe nga konkluzionet e takimit të ministrave për përfshirjen e romëve në tetor 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut filloi procesin e hartimit të një Strategjie të re Kombëtare për Romët 2022-2030 duke ndjekur udhëzimet e dhëna në Kuadrin Strategjik të BE-së për Romët.

Në këtë drejtim, me qëllim të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë dhe thelbësore të organizatave të shoqërisë civile në hartimin e Strategjisë për Romët, Qeveria hapi një proces të gjerë konsultimi përmes të cilit përfshiu të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile me propozimet e tyre për masat dhe aktivitetet që ata konsiderojnë duhet të jenë pjesë e politikave të qeverisë për integrimin e romëve.

Në drejtim të finalizimit të procesit të hartimit të Strategjisë së re Kombëtare për Romët 2022-2030 sipas udhëzimeve të dhëna në Kuadrin Strategjik të BE-së për Romët, me synim pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë dhe thelbësore të organizatave të shoqërisë civile në hartimin e Strategjisë për Romët dhe nevoja për një proces të gjerë konsultativ, përsëri dhe në kuadër të finalizimit të dokumentit ftojmë të gjitha organizatat e interesuara të shoqërisë civile që të përfshihen aktivisht me propozimet e tyre për masat dhe aktivitetet që ata mendojnë se duhet të jenë pjesë e politikave të qeverisë për integrimin e romëve.

Formularin e plotësuar, të nënshkruar nga përfaqësuesi i organizatës e presim jo më vonë se 26 dhjetor 2021, me email në adresën: e elvis.memeti@vlada.gov.mk, me referencë: “Propozim për Strategjinë për Romët. 2022-2030”.

Предлог-стратегија за Роми 2022-2030

Образец за предлог мерки и активности

Albanian