Është mbajtur seanca e tretë e Këshillit për Bashkëpunim Qeveri-Shoqëri Civile

Më datë 24.12.2021 u mbajt Seanca e tretë e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile. Në këtë seancë Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Programin e Punës së Këshillit për bashkëpunim Qeveri-shoqëri civile për vitin 2022. Këshilli përcaktoi mendim pozitiv për Propozim-Programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022, të përgatitur nga Njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm dhe rekomandoi që Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive të pasojë praktikën e mirë të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për një proces transparent të ndarjes së mjeteve të dedikuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve. Këshilli konstaton ndërprerjen e pjesëmarrjes në punën e Tatjana Stoimenovska, anëtare e Këshillit nga fusha e Barazisë gjinore, me kërkesë të saj personale. Me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Këshilli propozoi Dimitar Nizamovskin, anëtar të Këshillit nga fusha e arsimit, shkencës dhe mësimit të përjetshëm dhe Daliborka Zlateva, anëtare të Këshillit nga fusha e mbrojtjes së personave të margjinalizuar, për anëtar dhe zëvendës anëtar i Bordit drejtues të projektit "Përmirësimi i cilësisë së arsimit" NEAR/SKP/2021/EA-RP/0053.

 

Albanian