Thirrje publike për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile në fushën e barazisë gjinore
Primary tabs
Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë shpall Thirrje Publike për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile nga radhët e shoqatave dhe fondacioneve në fushën e Barazisë gjinore. Aplikacioni me gjithë dokumentacionin duhet të dorëzohet me postë, në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sekretariati i Përgjithshëm, njësia për bashkëpunim me organizatat joqeveritare, bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup, me shënimin: “Fletëparaqitje për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit” ose të dorëzohet personalisht në arkivin e njësisë për bashkëpunim me organizatat joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm, nga ora 8:30 deri në 15:30. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 24 janar 2022.