Është mbajtur seanca e katërt e Këshillit për Bashkëpunim Qeveri-Shoqëri Civile

Më 10 shkurt 2022 u mbajt Seanca e Katërt e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile. Në këtë seancë Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Raportin për punën e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile për vitin 2021. Këshilli diskutoi mendimin negativ të Ministrisë së Financave për Propozim-Programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022, i cili solli ndërprerjen e procedurës qeveritare për miratimin e Programit dhe vendosi t'i drejtohet me shkrim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zyrës së Presidentit të Qeverisë, Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave me qëllim të rishqyrtimit të një vendimi të tillë dhe konsiderimit dhe miratimit të Programit. Me propozim të Rrjetit të Organizatave Civile për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Këshilli diskutoi për përpjekjet për delegjitimimin e sektorit civil dhe dëmshmërinë e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj shoqërisë civile dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe vendosi të informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonia së Veriut lidhur me këtë çështje, me kërkesë që Qeveria të dënojë publikisht iniciativa dhe incidente të tilla dhe të ngrihet në mbrojtje të organizatave të shoqërisë civile, të gjitha këto me qëllim të ndalimit të përhapjes së mëtejshme të tyre, por edhe për marrjen e masave parandaluese dhe sistematike për reduktimin e dhunës dhe urrejtjes drejtuar aktivistëve dhe organizatave që avokojnë për avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.

Albanian