Është mbajtur seanca e 5-të e Këshillit për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe Shoqërisë Civile
Primary tabs
Më 17 mars 2022 është mbajtur seanca e 5-të e Këshillit për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe Shoqërisë Civile. Këshilli shqyrtoi Propozim- programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022 të Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, mbështeti qasjen e hapur të kësaj Ministrie për bashkëpunim dhe përfshirjen e dy anëtarëve të Këshillit në grupin e punës për përgatitjen e Propozim-programit, por vendosi të përcaktojë një mendim pasi Qeveria të marrë qëndrim përfundimtar për propozim- programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022 të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë. Lidhur me këtë çështje, Këshilli vendosi që t'i parashtrojë sërish kërkesë Kryeministrit dhe të bëjë njoftim publik dhe konferencë për shtyp.
Këshilli vendosi që Qeverisë t'i dorëzojë informata për problemin me zbatimin e masave dhe aktiviteteve të parapara me Programin për mbrojtjen e popullatës nga infeksioni HIV në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, të cilat i zbatojnë shoqatat dhe Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për shkurtimin me 40% të buxhetit për organizatat e shoqërisë civile për parandalimin e HIV-it dhe për të informuar publikun për këtë problem me një njoftim.
Këshilli shqyrtoi propozimet e projektit "Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut" financuar nga Bashkimi Evropian për Strategjinë e Komunikimit të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile 2022-2024 dhe Plani i Komunikimit të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile për vitin 2022 vendosi që materialet të rikthehen në rendin e ditës në seancën e ardhshme të Këshillit, pasi të jenë përkthyer në gjuhën maqedonase dhe anëtarët do t'i paraqesin komentet e tyre specifike dhe propozimet.